Transmetuar më 17-10-2019, 14:45

Shumë e pasur me proteina, veza është ushqimi më i shpejtë dhe më i lehtë për të marrë të gjitha lëndët ushqimore në çdo vakt të ditës.

Duke filluar që nga omleta në mëngjes e deri tek pastiçja në darkë, veza të dhuron shumë kalori, por ka dhe një përqindje të lartë kolesteroli.

Megjithatë, ka një dilemë të vjetër që duket se ende nuk ia kemi gjetur zgjidhjen: a është shëndetshme të hamë vezë për darkë?

Të gjithë e dimë që veza përmban shumë vitamina dhe vlera ushqimore. Vezët nuk konsiderohen më jo të shëndetshme për darkën nëse hahen në mënyrë të moderuar, madje një grup ekspertësh britanikë nuk kanë gjetur asnjë arsye për të arritur në konkluzionin që nuk mund të hahen në ndonjë orar të ditës, qoftë edhe darka.

Kush do t’i rezistonte tundimit të një tave të pjekur, e cila përbëhet nga vezë të ziera të prera, salcë bechamel, djathë zviceran dhe proshutë? Dhe është recetë darke, jo mëngjesi./b.l/noa.al/