Transmetuar më 17-10-2019, 15:28

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Bruksel, ku deri nesër do të mësohet fati i Shqipërisë, lidhur me çeljen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian.

"Së bashku me Kryeministrin Zayev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian", theksoi Kryeministri Edi Rama, në mesazhin e tij, pas takimit të sotëm.

Samiti i BE-së, që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel, do të vendosë për zgjerimin e mundshëm të unionit, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./NOA.al