Transmetuar më 18-10-2019, 00:37

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se realiteti është i zymtë sa i përket planit për çelje negociatash të Shqipërisë.

Pohimet e zonjës Leyen u bënë të enjten teksa mori pjesë në samitin e liderëve të BE-së.

Leyen komentoi atje, hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo u shpreh se “nuk shoh shpresë në horizont”.

“Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më vjen shumë keq, sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv,” komentoi Von der Leyen.