Transmetuar më 18-10-2019, 09:50

Nëse dëshiron të kesh një lëkurë të butë dhe të shkëlqyeshme, pa shpenzuar asnjë qindarkë, kjo është maska që duhet të përdorësh gjithmonë. Një recetë shumë e thjeshtë, e cila përgatitet në shtëpi për vetëm disa minuta. Produktet janë gjithmonë në kuzhinë, mjafton t’i kombinosh një herë në javë: vaj ulliri, mjaltë dhe sodë buke, tre produktet që i duhen gjithmonë lëkurës.

Përzierja e vajit të ullirit dhe mjaltit ka efekt hidratues në lëkurë, si dhe i jep butësi dhe qetësi asaj. Vaji i ullirit depërton thellë në lëkurë, duke ndihmuar rigjenerimin e qelizave dhe rritjen e elasticitetit.

Nga ana tjetër, mjalti lufton bakteret, forcon poret e lëkurës dhe e mbron atë nga dëmet që shkaktojnë rrezet e diellit (sidomos pas periudhës së plazhit), dhe eliminon shfaqjen e rrudhave të parakohshme. Po ashtu, mjalti është një hidratues i shkëlqyer i fytyrës dhe lufton tharjen e saj.

Soda e bukës është një scrub i shkëlqyer, që redukton skuqjen e shkaktuar nga dielli dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, ajo ndihmon në trajtimin e puçrrave dhe irritimeve të tjera që mund të shkaktohen nga faktorë të jashtëm, heq qelizat e vdekura dhe pastron lëkurën.

Përbërësit: Vaj ulliri ekstra i virgjër, mjaltë, sodë buke, një lugë çaji, një tas

Përgatitja: Një lugë çaji me vaj ulliri hidhe në një tas. Pastaj, shto një gjysmë luge çaji me mjaltë. Më pas, shto një lugë çaji sodë buke.

Përzieji mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet një pastë e hollë. Nëse do që masa të jetë më e trashë, shto edhe pak sodë buke. Rekomandohet të mbahet 20 minuta dhe pastaj shpëlaje më ujë të rrjedhshëm./b.l/noa.al/