Transmetuar më 18-10-2019, 13:15

Skënder Gjinushi nis sot zyrtarisht punën si kryetar i Akademisë së Shkencave. Ky vendim vjen pas mbledhje së Asamblesë dhe Kryesisë së Akademikëve, pavarësisht se Presidenti Meta nuk e dekretoi në krye të Akademisë së Shkencave.

Në një deklaratë për mediat, Gjinushi e cilësoi politik mos dekretimin nga Presidenti Meta, ndërsa, sa i përket zgjedhjes së tij në Krye të Akademisë me ligjin e vjetër, Gjinushi tha se ligjet nuk cenojnë mandatet e fituara dhe se edhe me ligjin e ri Presidenti bën vetëm emërimin, ndërsa vendimin e merr Asambleja.

“Ndjehem shumë mirë që Meta nuk më dekretoi sepse u tregua qartë  që nuk u soll vullneti i politikës në Akademinë e Shkencës, e kundërta. Fakti që faktorë të ndryshëm kanë bërë kundërshtim tregon qartë se reforma ishte jashtë ndikimeve politike dhe ishte kundër politikave nëntavolinë që kërkonin vetëm të ndërhynin në Akademi dhe Presidenti me sa duket u bë palë me këto segmente.

Ligjet nuk cenojnë mandate e fituara, në rast se shton dispozita kalimtare, për të hequr mandatet e fituara është e papranueshme dhe këtë e pengon Gjykata Kushtetuese. Sipas ligjit të vjetër Presidenti duhet të bëjë vetëm emërim dhe ligji i ri ja merr në konsideratë edhe refuzimin, por thotë se vendimin e merr Asambleja”, tha Gjinushi./b.l/noa.al/