Transmetuar më 18-10-2019, 15:39

BE rrezikon të shkatërrojë besueshmërinë e saj dhe të destabilizojë Ballkanin, paralajmëruan zyrtarët e lartë të Premten në samitin e BE-së, pasi një pjesë e vogël e vendeve të udhëhequra nga Presidenti Francez Emmanuel Macron bllokuan përsëri bisedimet e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kishte një zhgënjim të madh, veçanërisht midis vendeve të Evropës Lindore të prirura për të zgjeruar BE-në, por nuk pati unanimitet mes 28 liderëve për të rënë dakord që të çeleshin zyrtarisht negociatat e pranimit me Shkupin dhe Tiranën.

Udhëheqësit pas rreth shtatë orësh grindjesh të ndezura në dhomën e prapme në një samit të Brukselit, me Francën, vetëm në refuzimin e Maqedonisë së Veriut, por u bashkuan me të Danimarka dhe Holanda edhe në refuzimin e Shqipërisë.

Johannes Hahn, komisioneri evropian që ka udhëhequr përpjekjet për të shtyrë të dy vendet për reformat që ato të përshtaten me normat e BE, tha se udhëheqësit kishin dëmtuar besueshmërinë e bllokut "jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë".

"Kjo është një çështje zhgënjimi ekstreme," tha ai.

"Të refuzosh njohjen e përparimit të provuar do të ketë pasoja negative, duke përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE".

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov i kërkoi BE-së të shprehet qartë për qëllimet e saj të vërteta.

"Nëse nuk ka më konsensus mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor … qytetarët meritojnë të dinë atë," tha ai.

Bllokimi i samitit erdhi pasi ministrat e BE-së u goditën nga një ngërç i ngjashëm me bisedimet në Luksemburg – pas dy vonesave të mëparshme nga vendet e BE-së për marrjen e një vendimi.

Përveç Francës, të gjitha shtetet e tjera të BE-së pranuan që Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të mjaftueshëm në reforma – përfshirë ndryshimin e emrit të saj të kërkuar nga Greqia- për të filluar bisedimet.

Por Shqipëria ka pasur më pak mbështetje, sepse Holanda dhe Danimarka iu bashkuan Francës, në shprehjen e rezervave serioze në lidhje me përpjekjet e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Austria  u shfaq edhe një herë forca më e madhe e mbrojtjes së interesit të Shqipërisë.

Kancelari austriak Brigitte Bierlein tha se dështimi i samitit ishte "jashtëzakonisht i madh".

"Unë kam folur me dy kryeministrat për të shprehur zhgënjimin tim të madh, dhe ata gjithashtu janë jashtëzakonisht të zhgënjyer," u tha ai gazetarëve në Bruksel.

"Kjo nuk është një shenjë e mirë për solidaritetin e BE-së ose stabilitetin e rajonit."

Komisioni Evropian tha se dy vendet kanë bërë sa duhet që të paktën të fillonin bisedimet, por Macron thotë se kjo nuk duhet të ndodhë derisa të jetë reformuar i gjithë procesi i pranimit, duke argumentuar se BE nuk funksionon siç duhet.

Por diplomatët dyshojnë se francezët po luajnë shumë, për arsyet e tyre politike të brendshme të lidhura me imigracionin, dhe ekziston një zhgënjim që Macron, duket se po përpiqet të vërë nën fokus.

"Këto vende e meritojnë, ata i plotësojnë kriteret, momenti ishte i duhuri," tha një burim diplomatik.

"Nuk është e drejtë të ndryshosh rregullat e lojës në mes të lojës."

Një tjetër tha se, "nuk ka asnjë logjikë, asnjë justifikim".

Pas dështimit të mëparshëm në Luksemburg, një diplomat tjetër akuzoi Francën se "përsëriste të njëjtat argumente budallenjsh, dhe përsëri i përsëriti", duke paralajmëruar se Parisi do të mbajë "përgjegjësi për pasojat e kësaj".

Politikanët në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kanë paralajmëruar se durimi i popullit të tyre me BE nuk është i pakufizuar dhe refuzimet e përsëritura rrezikojnë të forcojnë forcat nacionaliste dhe pro-ruse. /NOA.al