Transmetuar më 18-10-2019, 17:22

Kryeministri i vendit Edi Rama lajmëroi konferencë për shtyp,  pas vendimit të Këshillit Europian, i cili bllokoi përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat.

Fillimisht Rama foli për një situatë dramatike, që po ndodh në Siri.

“Jemi këtij në përfundim të kësaj ideje për të ndarë së bashku vendimin e

“Dua të ndaj një shqetësim që e kam marrë nga qytetarë në Itali, këtu apo vende të tjera, për një mision për të shpëtuar fëmijët shqiptarë në një kamp, në Siri”, tha Rama.

Rama tha se shqiptarët janë përfshirë në një situatë dramatike atje, ndërsa jeta e një fëmije është vënë seriozisht në rrezik.

“Shqetësimi ka qenë i madh. Në bashkëpunim me partnerët amerikanë, disponojmë të dhëna mbi identitetin e tyre”, tha Rama.

“Tërheqja e tyre nuk bëhet me ambasada, por kërkon një koordinim me partnerët. Kemi punuar intensivisht. Kemi një plan veprimi, të koordinuar me partnerët tanë, për një operacion tërheqjeje për të dalë nga kjo situatë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se ka një situatë të ndërlikuar, përplasjeje ushtarake. Por ka një plan për t’i tërhequr ata nga zona dhe rreziku, duke shtuar se kontaktet janë të ndërmjetme dhe transferimi i tyre, është hapi i parë. /NOA.al