Rusia “fërkon” duart pasi BE mbylli dyert dhe kërkon të marrë frenat: Nuk do lejojmë probleme në Ballkan
Transmetuar më 19-10-2019, 02:06

Moska zyrtare duket të jetë e kënaqur që edhe një herë Bashkimi Europian u tregua i ngurtë duke i mbyllur dyert dy vendeve ballkanike e njëkohësisht është e shqetësuar për përshkallëzim të mundshëm në Ballkan. Kryeministri rus Dimitri Medvedev, tha të enjten mbrëma se Ballkani po mbetet një rajon problematik. "Është e qartë se Ballkani mbetet një rajon thellësisht i paqëndrueshëm dhe ne duhet që kurrsesi të mos lejojmë një përsëritje të çdo lloj manifestimi dhune ose tentativash për të ndryshuar hartën e Ballkanit, por edhe çdo lëvizje të mundshme që mund të pasojë ndonjë katastrofë humanitare". Kryeministri i Federatës Ruse, Dimitri Medvedev, i bëri këto komente nga Serbia ku të enjten nisi një vizitë zyrtare. Medvedev, ish Presidenti rus që këmbeu postin me kryeministrin Putin, po ashtu u shpreh edhe për atë aë ai e cilësoi dominanca e amerikanëve në Ballkan e më gjerë. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës aspirojnë të dominojnë botën, përfshirë Ballkanin dhe Europën. E meqë ra fjala, europianët janë të lodhur nga këto aspirata dhe dëshira", deklaroi Medvedev në mesazhet e tij në rrjetet sociale.

Loading...
Loading...