Transmetuar më 19-10-2019, 10:29

Manchester United po përjeton momente shumë të vështira, sezoni i tyre po shkon drejtë një dështimi total duke bërë që drejtuesit e klubit të futen fuqishëm në merkato me shpresën që minimalisht të rikthehen në garë për një vend në europë.

“Daily Mail” shkruan se Man.United po projekton të paktën 6 afrime në merkaton e janarit. Largimi i Lukakut e bën të domosdoshëm afrimin e një qendërsulmuesi, opsioni i parë është Mario Madzukic, i nxjerrë në shitje nga Juve, ndërsa alternativ mbetet Moussa Dembele i Lion. Në mesfushë, Matic është nxjerrë në shitje, vendin e tij pritet ta marrë një ndërmjet James Maddison i Leicester ose Sauil Niguez.

Në rast se Pogba largohet që në janar atëherë vendin e tij pritet ta marrë Tony Kroos, mesfushori gjerman mund të jetë pjesë e paketës se ofertës nga Real Madrid.

Ndryshime pritet të ketë edhe në mbrojtje pasi Lindelof dhe Maguiere nuk po bindin ndërsa Luke Shaw po qëndron më shumë në bokse. Nuk ofrojnë garanci as Eric Bailly dhe Phil Jones. Në këtë kushte afrimi i një mbrojtësi është kthyer në prioritet.

Përpara se të projektojnë merkaton e dimrit fillimisht duhet të zgjedhin trajnerin e ri i cili sipas të gjithë gjasave pritet të jete Max Allegri.