Transmetuar më 19-10-2019, 16:24

Pak ditë pasi Britania arriti marrëveshjen për të dalë nga Bashkimi Europian, Parlamenti i Anglisë ka shtyrë sërish këtë proces.

Sipas BBC, kryeministri do u kërkojë udhëheqësve të BE-së të refuzojnë letrën e Parlamentit për shtyrjen e Brexit, duke kërkuar të dalë nga Unioni më 31 tetor me marrëveshjen e re të arritur pak ditë më parë.

"Gjëja më e mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe për gjithë Europën është që ne të largohemi me marrëveshjen e re më 31 tetor",- tha Johnson gjatë fjalës në Parlament.

Sërish mbetet pezull dalja e vendit nga Bashkimi Europian, ndërsa në Britani janë shtuar zërat për një referendum të dytë për këtë çështje. /k.k/noa.al/