Transmetuar më 19-10-2019, 19:23

Partizani ka marrë një fitore me mjaft vlera në transfertën e vështirë të Shkodrës përballë Vllaznisë.

Kampionët në fuqi vuajtën, por në fund hipotekuan tre pikë në një stadium të mbushur me mijëra tifozë.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 1-1, teksa në të dytën kryeqytetasit e administruan më mirë situatën.

Partizani do të shënonte edhe dy herë të tjera për të korrur fitoren.

Me këtë rezultat i afrohet kryesuesve të Teutës. /k.k/noa.al/