Transmetuar më 19-10-2019, 19:35

Luana ka vendosur të eksperimentojë me veshjet e saj këtë sezon të “Shiko kush luan”.

Moderatorja puntatën e parë u shfaq me pantallona e këmishë teksa të gjithë prisnin ta shihnin me ndonjë fustan modern e ekstravagant, siç ajo di të shfaqet më së miri.

Për puntatën e mbrëmjes së sotme, Luana po i rikthehet sërish pantallonave, por këtë herë në një mënyrë shumë të veçantë.

Në postimin e fundit në Instagram, moderatorja ka treguar se sot do e shohim me gjysmë fustan e gjysmë kostum të kuq.

“Çfarë feste kemi sonte?”, pyet Luana fansat të cilët e kanë komplimentuar shumë për look-un.