Transmetuar më 20-10-2019, 09:15

Komentatori i njohur sportiv Dritan Shakohoxha ka treguar arsyen se përse  në programet sportive zgjidhen vajza bukuroshe që të moderojnë këto programe.

Kujtojmë se me njërën prej prezantuesve më të njohura, Ilda Bejleri, Shakohoxha pati një sherr gjatë verës dhe ajo u largua pas 11 viteve në Supersport.

Pse është tendenca që prezantueset sportive të jenë gjithmonë bukuroshe, është e vërtetë që duhet të jenë bukuroshe që të tërheqin spektator meshkuj?"

Shakohoxha u përgjigj se, “Nuk shoh vajza të shëmtuara që drejtojnë emisione në televizion, sepse është normale që ti do zgjedhësh një person që të jetë i pranueshëm për ekran. Tani mirë burri huaj është në shtëpi kthen kokën, ka njëzet vjet po të njëjtën grua që s’ka lyer flokët, sa është zgjuar nga gjumi në mëngjes ajo e shëmtuar të shohë dhe këtë të shëmtuar në televizion tani.

Ai foli si i ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit" në RTV Ora, duke shtuar se, “y është motivi që zgjidhen njerëz të pranueshëm por ndryshe nga shumë vende të botës Shqipëria ka femra që i drejtojnë vetë këto programe. Ato që punojnë në televizion e kuptojnë shumë mirë sportin më mirë edhe se meshkujt ndonjëherë , kanë hyrë pa kuptuar gjë dhe tani janë eksperte."/NOA.al