Transmetuar më 20-10-2019, 11:00

Policia greke arrestoi një 38-vjeçar shqiptar, pasi u kap me 25 kilogram kanabis.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptari u arrestua mëngjesin e djeshëm, në zonën Panetolios.

Shqiptari u zbulua pas një kontrolli se kultivonte kanabis në dy plantacione të posaçme pranë banesës. Droga e cila kishte mbjellë shqiptari ishte afërsisht rreth 1 metër e lartë.

Policia gjeti gjithashtu edhe 4 fidanë kanabisi, të cilat shqiptari i kishte mbledhur së fundimi.

Policia e arrestoi 38-vjeçarin shqiptar brenda plantacionit, ndërsa ky i fundit i bëri rezistencë policisë.

Shqiptarit iu gjetën dy parcela me nga 10 kg edhe 14 kg kanabis dhe mjete të ndryshme bujqësore për kultivimin e drogës.

Sipas hetimeve të para, shqiptari kishte hyrë dhe banonte në mënyrë të paligjshme.  /NOA.al