Transmetuar më 20-10-2019, 13:56

Bashkia e Kukësit rrezikon falimentin për shkak të borxheve.

Bashkia e qytetit verilindor thotë se ka 4.7 milion euro borxhe. Kryebashkiaku Safet Gjici thotë se si shpëtim ka kërkuar një grant prej 5 milion eurosh nga qeveria qendrore, pasi nëse nuk po shlyen borxhet dhe rrezikon shërbimet për banorët. Nga ana tjetër ai kërkon nga qeveria rentën minerare dhe taksën e HECEVE për të përmirësuar gjendjen financiare të bashkisë!

“Minus 4.7 mln euro bashkia është drejt falimentit. Buxheti duhet të jetë mbi 5 mln euro që bashkia e Kukësit të bëjë ca investime”, tha Gjici.

Gjici i ka kërkuar qeverisë të rrisë vlerën e rentës minerare dhe asaj të HECEVE që i mbetet Bashkisë së Kukësit.

Nëse propozimi i tij pranohet, për Kukësin kjo do të përkthehej në 10 milion euro në vit shtesë në buxhet dhe sipas kryebashkiakut kjo do të ishte shpëtim për Bashkinë në vështirësi.

Por disa bashki, siç është ajo e Kukësit duket se janë në prag të falimentit, ndaj kërkojnë më shumë nga parashikimi i qeverisë./NOA.al