Transmetuar më 20-10-2019, 14:34

Një ngjarje e rëndë ndodhi në bjeshkët e Gjallicës, në Kukës, ku një 45-vjeçar u sulmua nga një ari dhe mbetur i plagosur.

Bariu i plagosur është Ekrem Onuzi, i cili jeton gjatë verës në bjeshkë me bagëtitë, ndërsa ai u sulmua nga ariu në vendin e quajtur Sasat, bjeshka Gjallicë.

Ai ka qëndruar për tre orë i bllokuar në mes të maleve, pa asnjë ndihmë mjekësore.

Për shkak të terrenit të vështirë malor, nga Tirana u nis një helikopter për t’i ardhur në ndihmë.

Mësohet se 45 vjeçari ndodhet jashtë rrrezikut për jetën.

Ekrem Onuzi ka plagë në fytyrë, këmbë, duar dhe pjesë të tjera të trupit nga ‘lufta’ me ariun në mal.

Bariu u transportua nga malet e Kukësit në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar pasi ka dëmtime të shumta në trup./a.k/noa.al/