Transmetuar më 20-10-2019, 16:51

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video ku tregon disa hapa që duhen ndjekur para se qytetarët të aplikojnë për lotarinë amerikane.

“️ Po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2021? Përpara se të aplikoni, shihni këtë video në shqip që ju tregon të gjitha hapat”, shkruan ambasada e SHBA teksa njofton për hapat që duhen ndjekur për aplikimin e lotarisë amerikane.

Disa nga kriteret për aplikimin e lotarisë amerikane

Ju duhet të plotësoni ose

1. Kërkesën e arsimit të mesëm me kohë të plotë

2. Një përvojë pune që kualifikohet sipas O*Net OnLine.

Informacione më të detajuara ju mund të shihni në videon e mëposhtme./a.k/noa.al/