Transmetuar më 20-10-2019, 18:19
Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në Divjakë. gjatë mesditës së sotme rreth orës 14:10, në aksin rrugor Tre urat-Çermë.
Një 64-vjeçar me incialet F.M., 64-vjeç, nga Zhamë Sektor, dyshohet se është përplasur nga një mjet tip Fuoristradë.
64-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur dhe ka gjetur vdekjen në vend.
Pas aksidentit shtetasi J.G., i cili dyshohet se ishte në timon u largua nga vendngjarja.
Disa orë më pas ai është ndaluar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Lushnje.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit. /a.k/noa.al/