Transmetuar më 20-10-2019, 19:04

Enca Haxhia është një nga këngëtaret e pëlqyera, kryesisht nga të rinjtë në tregun muzikor shqiptar.

Ajo gjithashtu është një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale ku edhe është tejet aktive.

Shpesh, ajo publikon fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ndërsa nuk mungojnë edhe ato provokuese.

Ajo gjatë ditës së sotme, në ditën e saj të lindjes, ka publikuar një foto, ku nxjerr në pah gjoksin e saj.

Krahas fotos, në 24-vjetorin e saj të lindjes, ajo shkruan: “Jetoni çdo ditë si të ishte ditëlindja jote”./a.k/noa.al/