Transmetuar më 20-10-2019, 20:05

Për herë të parë, një parti politike e Kosovës shkon në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e saj.

Kjo ka ndodhur me Vetëvendosjen, e cila fitoi së fundmi zgjedhjet në Kosovë, e ku në Tiranë ndodhet edhe kreu i kësaj force, Albin Kurti.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një takim mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, Kurti tha se ka ardhur të festojë për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Unë nuk do të kem takime të tjera, thjesht do të festoj”, tha ai duke shtuar se do të kthehet sonte në Kosovë, në pamundësi për të pasur një takim me kryeministrin shqiptar.

Sidoqoftë Kurti deklaroi se një takim mes tyre do të ketë dhe se kjo është çështje ditësh.

“Kryesor është liberalizimi i tregut dhe bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri”, u shpreh ai./a.k/noa.al/