Transmetuar më 20-10-2019, 22:09

Eskorta e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit është përfshirë në një aksident rrugor në Tiranë, pranë zonës së Qafë Kasharit.

Makina e eskortës së Kurtit është përplasur me një mjet tjetër, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.

Policia e Tiranës ka marrë masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve, ndërsa kreu i Vetëvendosjes ka vijuar pa probleme rrugën drejt Rinasit.

Raportohet se përplasja e mjeteve nuk ka qenë e fortë.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, gjithçka është në rregull dhe se nuk persona të lënduar.

"Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim", shkruan ai në postimin e tij./a.k/noa.al/