Qeveria mbyll disa lokale shumë të njohura në Tiranë, zv.kryeministri publikon emrat dhe shkeljet
Transmetuar më 20-10-2019, 22:16

Në Tiranë, qeveria ka publikuar emrat e disa lokaleve shumë të njohura në zonën e ish Bllokut dhe jashtë kryeqytetit duke i akuzuar për shkelje tatimore.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe njoftoi se lokalet janë gjetur me evazion fiskal dhe punë në të zezë duke vlerësuar se kanë kryer skllavëri, raporton noa.al. "Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet;

Loli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze, te pa deklaruar;

The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar;

The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit;

Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e moadokumetimit te transaksioneve permes kuponit tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit. Po ashtu z.Braçe njoftoi dhe mbylljen e lokalit Iluminatum tek ura e Peshkatarit.

Në vijim z.Braçe kishte këtë apel: "Kam nje thirrje per te gjithë: Bëjeni biznesin të ligjshëm. Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet. Jepini fund punës me punëtorëtë në të zezë. Eshte krim nje skllaveri e tille! Nuk i behet me nje qenieje humane kjo, nuk do e tolerojme!

Loading...
Loading...