Transmetuar më 20-10-2019, 22:55

Ardhja e Albin Kurtit në Tiranë për të festuar fitoren e Vetëvendosjes është shoqëruar me aksident në zonën e Qafë-Kasharit.

Kurti fitoi zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë dhe ishte sonte i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga qendra e VV në Tiranë

Lajmi është bërë i ditur nga, Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Makina me të cilën po udhëtonte Kurti, sipas tij, është përplasur me një nga automjetet e policisë.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim".

Veç dëmeve materiale në makina nuk ka pasur të lënduar./NOA.al