Transmetuar më 20-10-2019, 23:07

Elton Ilirjani zbuloi publikisht se si dëshiron ta ketë të dashurin, nëse do të zgjidhte një politikan.

Biznesmeni pas pyetjes, duke qeshur theksoi që dëshiron t’i përkasë opozitës, kjo pasi ata janë të butë.

“Të dashurin e dua në opozitë sepse e kam frikë pushtetin. Thonë se është i dhunshëm. Kështu që në opozitë se janë të butë dhe do ndahesha menjëherë sapo të vinte në pozitë, se bëj shaka”, theksoi Ilirjani për "Ëhy Not" në RTV Ora.

“E dua mashkullin të lahet, të mos qethet shpesh se u dalin pucrra. E ke vënë re që meshkujt në Shqipëri depilohen në vendet intime? Domethënë këta meshkujt e çuditshëm që vishen me bluzë të zezë, kanë bark, heqin sqetullat dhe nuk hedhin parfum, nuk i dua. Dhe të mos e mbaj çantën kështu”, thotë Ilirjani. /NOA.al