Transmetuar më 21-10-2019, 00:14

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga gjendet prej shumë kohësh në një lidhje me futbollistin Alban Hoxha.

Por në planet e saj të afërta nuk ndodhet aspak kurorëzimi i dashurisë në martesë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, Çiljeta u pyet nga një grua në publik nëse do të bënte së shpejti një dasmë apo jo.

Ajo u përgjigj se momentalisht ka plane të tjera për të realizuar. “Nja një vit apo dy do bëj lekë njëherë, më pas do të martohem”-tha Çiljeta, disi me shaka.

Këngëtarja pranoi më herët ndodhet në një fazë serioze me portierin e Partizanit, duke publikuar me motrat e tij video në “Instagram”. /NOA.al