E hëna nis me diell. Si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim
Transmetuar më 21-10-2019, 08:58

Javë me diell dhe me temperatura konstante. Ky është parashikimi që bën Shërbimi Meteorologjik për javën në të cilën sapo kemi hyrë.

Nuk ka dilema për çadër me vete dhe as për veshjen, pasi sipas parashikimit, koha duket e mirë.

SHMU njoftoi se gjatë kësaj jave që do të nisë, përgjithësisht në vend do të mbizotërojë moti me diell, si dhe me mjegullën e mjegullinën e mëngjesit përgjatë luginave.

Era me drejtim juglindje-veriperëndim, do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare gjatë orëve të mesditës në bregdet.

Temperaturat, për shkak të orëve me diell, do të mbeten gati kostante sipas tabelës./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...