Transmetuar më 21-10-2019, 09:36

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë treguar mjaft të rezervuar sa i takon publikimit të pamjes së djalit të tyre Kajan.

Pak javë më parë vogëlushi mbushi 1 vjeç dhe prindërit i organizuan një festë të veçantë.

Mirëpo mami Ajola këtë të hënë ka bërë një lëshim, teksa ka publikuar një fotografi me të birin.

“E hëna më gjeti kështu”, shkruan Ajola, teksa shihet me djalin në krahë, i cili gjithsesi shihet me kurriz.

Vogëlushi qëndron në prehrin e mamit, ndërsa mbështetet në tavolinë. /a.y/noa.al