Transmetuar më 21-10-2019, 10:16

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg" për shtatë personat arrestuar në operacionin e koduar “Vjeshta”.

Të shtatë personat u arrestuan ditën e enjte, pas një aksioni të policisë së Vlorës, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe prokurorinë e Vlorës.

Aksioni është realizuar pas një hetimi 6 mujor nga prokuroria dhe policia e Vlorës, ndërsa u arrestuan shtatë persona Cerciz Velaj 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha të Selenicës, Enton likaj 28 vjeç Banues në fshatin Kotë të Selenicës, Daniel Nikaj 22 vjeç Banues në fshatin Mazhar të Selenicës, Altiv Veizaj 37 vjeç banues në Vlorë, Antonio Veizaj 27 vjeç, banues në Vlorë, Marjo Veizaj dhe Romeo Likaj 29 vjeç banues në fshatin Lapardha të Selenicës.

Ata akuzohen për veprën penale Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Aarrestimet e tyre erdhën pas arrestimit të Tesilvan Bashos dhe vëllait të tij, persona të konsideruar shumë të rrezikshëm.

Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë. Gjatë aksionit u sekuestruan armë zjarr, shuma parash e eurosh, sikurse janë asgjësuar bimë e fidanë kanabisi./b.l/noa.al/