Transmetuar më 21-10-2019, 10:40

Deputetja demokrate Rudina Hajdari, thotë se zgjidhja e vetme e situatës në vend, janë zgjedhjet e parakohshme.

Në një linjë me Presidentin Ilir Meta i cili kërkoi dhe dekretoi kohë më parë që në 13 tetor të kishte edhe zgjedhje parlamentare edhe lokale, Hajdari kërkon që ti jepet fund listave të mbyllura, duke shigjetuar krerët e partive.

“Zgjidhja është vetëm 1, brenda dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rekomandimet e

OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend“, shkruan deputetja. /a.y/noa.al