Transmetuar më 21-10-2019, 10:50

Shefja për politikën e Jashtme të BE, vendimin e BE-së, për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e ka cilësuar “Një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt”.

Me një shënim në blogun e saj, postuar edhe në llogarinë në Tëitter, me titull “Dy vendime të rëndësishme dhe një gabim historik”, Mogherini e nis fjalën pikerisht me vendimin e vështirë sipas saj dhënë nga Keshilli Evropian.

“Krerët e Shteteve dhe Qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dy vendet dhe kundër mendimit të Komisioni Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt”, shkruan ajo.

Me tej, ndalet në dy vendimet e rëndësishme të marra: “Këshilli mori dy vendime të rëndësishme: miratoi marrëveshjen e re me qeverinë e Londrës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian; dhe konfirmoi vendimet që kishim marrë të hënën me ministrat e jashtëm për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri”./b.l/noa.al/