Transmetuar më 21-10-2019, 11:09

Gjatë një prej mbrëmjeve të turneut të saj ‘residency show’ në Las Vegas, fundjavën e kaluar, këngëtarja Lady Gaga ftoi në skenë një fans që zgjodhi mes publikut.

I riu, i rrëmbyer nga gëzimi e mori këngëtaren në krahë dhe nisën të kërcenin.

Por rezultati ishte përtej imagjinatës, pasi i riu humbi ekuilibrin dhe të dy u rrëzuan nga lartësia e skenës, siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë.

Nga pamjet e filmuara nga të pranishmit në koncert, duket se më keq e pësoi këngëtarja, e cila ra me kurriz përtokë, ndërsa sipër ishte fansi i saj.

Por pak më vonë Gaga u ringjet sërish në skenë dhe e përfundoi performancën e saj, si të mos kishte ndodhur asgjë. /a.y/noa.al