Transmetuar më 21-10-2019, 12:05
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, i përplasur nga një makinë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Durrës.

Në orën​ 11:30 të kësaj të hëne, në​ lagjen Nr. 4,​ “Rruga e Re”,​ ​ 22-vjeçari R. D., duke drejtuar​ mjetin tip “Benz”,​ ka aksidentuar këmbësorin P.I., 61 vjeç, banues në Kavajë.

I dëmtuari ka pësuar lëndime të shumta, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për përcaktimin shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al