Transmetuar më 21-10-2019, 13:10

Fermerët e Myzeqesë kanë protestuar në rrethrrotullimin e plastmasit në Lushnje për prodhimet e pashitura si dhe çmimet e larta të karburanteve dhe importeve bujqësore. Po ashtu, nga qeveria kërkojnë që të ketë rimburësim për çdo humbje që u shkaktohet atyre nga fatkeqësitë natyrore.

Fermerët thonë se nuk po ndërhyhet nga qeveria, duke sjellë falimentimin e tyre. Ata kanë marshuar drejt bashkisë së qytetit, ndërsa po mbikëqyren nga forca të shumta policie.

Kërkesat e fermerëve:

Vlerësim dhe kompensim financiar me çmimin dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stogun e prodhimit nga çrregullimet e forta të tregut

Rregullim në paketën fiskale 2020 të shkallës së TVSH për sektorin e tregimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore blegtorale

Ministria e Bujqësisë të garantojë shërbimin e specialistëve, analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore dhe produkteve të fermerëve me laborator të certifikuar

Qeveria të angazhohet për rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrës së tregtisë së produkteve bujqësore për të garantuar interesat e palëve në treg./b.l/noa.al/