Transmetuar më 21-10-2019, 13:46

Një incident i pazakontë u shënua në një port pranë Seattle, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një jaht i gjatë 38 metra me vlerë 21.5 milionë euro, shkaktoi një dëm prej 90 mijë euro.

Kjo pasi jahti krejt papritur shtoi shpejtësinë, duke përplasur me dhjetëra anije me vela.

Incidenti u shënua gjatë afrimit të jahtit në mol, për tu furnizuar.

Dyshohet se një komandë e gabuar shkaktoi gjithë incidentin, e ndodhur më 17 tetor. /a.y/noa.al