Transmetuar më 21-10-2019, 14:01

Autoritetet amerikane të Oregon, kanë publikuar një video ku shihet një pjesë e imazheve ku një mësues fizkulture dhe trajner futbolli çarmatos një nxënës, i cili tentoi të vriste veten në Parkrose High School, të Portland.

Pamjet e publikuara këto ditë, të cilat noa.al i sjell më poshtë, datojnë në 17 maj.

Ishte prokuroria e Multnomah County ajo që publikoi imazhet, ku shihet trajneri

Keanon Lowe dhe nxënësi duke dalë nga klasa, teksa burri ka marrë në dorë armën.

Më tej trajneri ia kalon armën një mësuesi dhe e përqafon nxënësin, për ta qetësuar.

I riu, një 18 vjeçar, kishte në plan të vriste veten, ndërkohë që këto ditë tetori u shpall fajtor për armëmbajtje pa leje. /a.y/noa.al