Transmetuar më 21-10-2019, 14:15
Foto ilustruese

Një person i cili lëvizte me thikë me vete, u arrestua nga policia e Korçës.

Mbrëmjen e djeshme, e diel, u bë prangosja e R.B., banues në fshatin Koritë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në lagjen nr.9 në Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë të cilën i dyshuari e mbante pa leje.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, për të zbuluar aktivitete ku mund të jetë përfshirë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë se Korçës për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al