Transmetuar më 21-10-2019, 14:25

Kryeministri Edi Rama ironizon deklaratën e sotme të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili bëri përgjegjës kreun e qeverisë për refuzimin e çeljes së negociatave.

Ai vë përballë dy fotografi dhe dy deklarata të Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk dhe të Lulzim Bashës, teksa shkruan “Pa koment”.

“Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, citohen fjalët e Tusk.

Ndërkohë si fjalë të ‘Lulit’, citohen: “Vendimi për të mos hapur negociatat, është dështim i qeverisë shqiptare”. /a.y/noa.al

Basha: Shqipëria të ndjekë shembullin e Maqedonisë, qeveri të re që drejton negociatat