Transmetuar më 21-10-2019, 15:42

Udhëtimi i Real Madridit për t’u përballur me Galatasaray po shoqërohet me një presion të madh.

Lojtarë si Benzema dhe Hazard kanë mbi supe peshën e skuadrës, që kërkon fitore.  Kjo pasi skuadra e  Zinedine Zidane po përballet me rrezikun e rënies në Europa League.

Në ndeshjen e fundit të Champions, Madridi mundi të barazonte  vetëm me Brugges në shtëpi.

Edhe Madridi edhe Galatasaray kanë vetëm një pikë, nga dy ndeshjet e para të luajtura deri tani.

Gareth Bale ka qenë kërcënimi kryesor i sulmit, por nuk do të luajë në Turqi për shkak dëmtimi.

E pashmangshme është "mirëseardhja në ferr" që rrethon atmosferën para vizitës së Real Madridit në stadiumin Ali Sami Yen Spor, të Galatasaray.

Ndeshja do të luhet të martën në mbrëmje në një atmosferë që pritet të shqetësojë Zinedine Zidane dhe lojtarët e tij.

Ata e dinë se çfarë do të ishte vërtet "ferr" për klubin që ka fituar 13 herë Champions League, sepse në rast humbje u duhet të luajnë në Europa League.

Pas humbjes së fundit në La Liga këtë fundjavë ata shkojnë në Turqi, duke mos llogaritur asgjë më pak se një fitore. /NOA.al