Transmetuar më 21-10-2019, 15:50

Edhe Kepi i Rodonit është dhënë me koncesion.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues bashkimin e përkohshëm të kompanive “Praslin Investment” dhe “R&T” me aksionerë shtetasin Roland Ziu dhe Renis Tershana.

Për ofertën e kërkuar të ndërtimit të Marina Rodon rezulton të mos ketë pasur konkurrentë të tjerë dhe si rrjedhojë asnjë ankesë. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vite dhe vlera e investimit sipas të dhënave zyrtare shkon në rreth 883 milionë Lekë, pa TVSH.

Kepi i Rodonit është një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike. /NOA.al