Transmetuar më 21-10-2019, 18:09

Gerrit Jan van Dorsten, 67 vjeç, akuzohet se mbajti gjashtë fëmijët e tij të rritur – të moshës 18-25 vjeç, nën izolim dhe robëri, në pronën Ruinerëold, Holandë, për gati një dekadë.

I moshuari i cili dikur ishte anëtar i sektit të çuditshëm Moonies, akuzohet për privim të lirisë.

Ai akuzohet se së bashku me një punëtor austriak të quajtur Josef Brunner, 58 vjeç, ishin bërë pjesë e një kulti të kiametit dhe po përgatiteshin për fundin e botës.

Sekreti u ekspozua kur djali i madh i van Dorsten Jan shkoi në një lokal dhe i tha pronarit se si po jetonte familja.

Babai i akuzuar se mbajti gjashtë fëmijët e tij në robëri, në një fermë të izoluar holandeze për nëntë vjet, lidhur me një sekt të çuditshëm fatkeqësie, përdori Facebook-un për të postuar një seri fotografish dhe video për jetën e tij. Duke qenë se besonte tek fundi i botës, ai nuk donte të përjetonte as të mirën dhe as të keqen e saj.

Gerrit Jan van Dorsten publikoi edhe pamje nga ferma e izoluar.

Duke përdorur pseudonimin "John Eagles", 67-vjeçari filmoi veten duke bërë ushtrime gjimnastike në kopshtin e shtëpisë, brenda një ferme, ku më pas u gjetën edhe fëmijët e tij nga policia./NOA.al