Transmetuar më 21-10-2019, 18:40

Një foshnjë është varrosur e gjallë në Kinën Lindore, pasi prindërit menduan se kishte ndërruar jetë.

Ishin dy kalimtarë të rastësishëm ata që dëgjuan të qara nën tokë dhe lajmëruan autoritetet.

Jiao Xinglu dhe Zhou Shangdong po kërkonin për kërpudha në malet e largëta afër Laiëu kur gjetën foshnjën.

Jiao dëgjoi një zhurmë në tokë dhe filloi që të gërmojë me duar tokën. Një grup miqsh dhe familjarësh u mblodhën përreth tij dhe momente më vonë doli në dritë kutia e kartonit me djalin e vogël brenda.

Në videon e filmuar shihet foshnja i mbështjellë me batanije duke fjetur.

Djali peshonte vetëm 1.5 kg. Raportohet se familja mendoi se foshnja kishte ndërruar jetë ndaj e varrosën. /k.k/noa.al/