Transmetuar më 21-10-2019, 18:52
Foto ilustruese

Policia prangosi një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në pranga ra 43-vjeçari Fred Gjonaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Forli/ Itali, në Prill 2005, e kishte dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

“Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana ,arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. /NOA.al/