Transmetuar më 21-10-2019, 20:07

Një aksident nga ndodhur në Bradashesh të Elbasanit, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, janë plagosur një grua dhe dy fëmijët e saj, të cilët, sipas policisë, pas ndihmës së parë në spital, janë fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Makina e drejtuar nga shtetasi E.Ç është përplasur me makinën e drejtuar nga 35-vjeçari M.Ç, ndërkohë që nuk jepen detaje se në cilën prej dy makinave ndodhej nëna dhe dy fëmijët e saj, që mbetën të plagosur.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Ç.,28 vjeç,  duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me mjetin tip, "Opel", me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe  dy fëmijët e saj të mitur, të cilët  janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./NOA.al