Transmetuar më 21-10-2019, 20:44
Foto ilustruese

Një i ri është gjetur pajetë nga prindërit e tij ditën e sotme në Ksamil.

Sapo u futën në dhomë, prindërit konstatuan trupin e pajetë të 30-vjeçarit, i shtrirë në shtrat.

Bëhet e ditur se Ervis Oruçi vuante nga depresioni. Për këtë problem shëndetësor është kuruar edhe në spital.

Po ashtu bëhet e ditur se ai është person me precedentë penalë.

Trupi do t’i nështrohet analizave përkatëse për të mësuar shkakun e vdekjes. /k.k/noa.al/