Transmetuar më 21-10-2019, 21:09

Duke marrë shkas nga protestat e përshkallëzuara të banorëve në “Unazën e Re”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë parlajmëron për zgjerim të protestave.

“Demonstratat vazhdojnë përgjatë Unazës së Madhe dhe zona të tjera të qytetit në lidhje me zgjerimin e planifikuar të Unazës. Oraret e demonstrimit kanë ndryshuar dhe janë planifikuar të zhvillohen çdo ditë nga ora 6:30 pasdite. deri në 7:30.

Personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe anëtarëve të familjes u kërkohet të monitorojnë median lokale dhe të shmangin Unazën e Tiranës dhe zonat e tjera rreth qytetit nëse ka informacione për protestë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Banorët e "Unazës së Re" prej një viti janë në protestë, teksa pak ditë më parë u arretuan dhjetëra qytetarë, menjëherë sapo hynë në fuqi ndryshimet e reja në kodin penal. /k.k/noa.al/