Transmetuar më 21-10-2019, 21:33

Të dielën e fundit të këtij muaji, akrepat e orës do të kthehen përsëri një orë prapa.

Në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta mbrapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën e datës 27 tetor në orën 03:00 pas mesnate akrepat kthehen 60 minuta pas.

Ndonëse kjo ka qenë një çështje shumë e diskutuar kohët e fundit, sërish u vendos që për këtë vit të kemi ndryshime.

Ndërsa për ndryshimin në muajin mars nuk është marrë ende një vendim përfundimtar./a.k/noa.al/