Transmetuar më 21-10-2019, 23:08

Për herë të parë, një parti politike e Kosovës ishte ditën e djeshme në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e saj.

Kjo ndodhi me Vetëvendosjen, e cila fitoi së fundmi zgjedhjet në Kosovë, e ku në Tiranë ishte edhe kreu i kësaj force, Albin Kurti.

Po dje eskorta ku ndodhej Albin Kurti pësoi një aksident që nuk pati pasoja në njerëz.

Kurti, i ftuar në media gjatë mbrëmjes së sotme ka treguar edhe rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm brrylin.

‘Ishim duke udhëtuar për në Tiranë për të festuar fitoren. Para nesh kishim një makinë policie, e cila goditi një makinë tjetër. Ne goditën makinën e policisë dhe makina pas nesh na goditi. Gjithsesi nuk pësuam lëndime.

Unë kam dëmtuar vetëm pak brrylin, por duke qenë se unë nuk jam njeri i brrylave kjo nuk është problem’, është shprehur Kurti./a.k/noa.al/