Transmetuar më 22-10-2019, 08:36

Pagjumësia dhe çrregullime të këtij tipi janë mjaft problematike pasi orët e gjumit janë ato pak orë në ditë që një njeri rikuperon energjitë e tij për një ditë të re. Nëse dikush nuk mund të qetësohet për të pakten 6 orë, dita e nesërme do të jetë një shpërqëndrim total.

Myku, lagështia, pluhurat  dhe komponentët e tjerë në ajër mund të jenë faktorët  kryesor i një ambjenti të papërshtatshëm për të bërë një gjumë të mirë. Mjekët rekomandojnë të hapni dritaret, të paktën, gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur.

Përveç kësaj bimët kanë fuqinë për të qetësuar ty dhe pastrimin e ajrit në dhomën tuaj të gjumit. Sipas një studimi, 3 bimë rezultuan si ato më efektive për të përmirësuar gjumin tuaj. Mësoni më tej se cilat janë ato

Aloe Vera

Është bimë e pavdekësisë. Ajo vjen me përfitime të mëdha dhe një prej tyre është aftësia e kësaj bime për të  përmirësuar ajrin.

Jasmine

Era e kësaj bime të mrekullueshme jep një efekt  qetësues. Megjithatë, disa njerëz nuk mund të qëndrojnë gjatë në një dhomë me një lule të tillë ndaj nëse vërtet nuk e duroni dot këtë aromë, mos e mbani në dhomën e gjumit.

Levander

Lavender ju ndihmon për të reduktuar ankthin dhe stresin dhe përmirëson gjumin tuaj. Disa nëna përdorin bimët livando në dhomën e foshnjës. Është besuar se kjo bimë qetëson foshnjat kur qajnë./b.l/noa.al/