Transmetuar më 22-10-2019, 08:41

Atletja shqiptare Luiza Gega në bën krenar sërish, duke fituar një medalje tjetër.

Teksa është bërë pjesë e Forcat e Armatosura në Policinë Ushtarake, ajo ka fituar medalje bronzi në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore që po mbahen në Wahan të Kinës.

Lajmin e ka bërë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke postuar edhe disa fotografi.

“Flamurtarja e ekipit të FA shqiptare në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore në Wuhan të Kinës, nëntetare Luiza Gega na nderoi të gjithëve duke fituar medaljen e bronzit në 3000m me pengesa.

Të tjera paraqitje dinjitoze presim edhe nga sportistët e tjerë të FA”, shkruan Xhaçka. /a.y/noa.al