Transmetuar më 22-10-2019, 08:54

Duajeni njëri-tjetrin ashtu siç e duam ne njëri-tjetrin, me thjeshtësi dhe do të jeni të lumtur përgjithmonë. Ata ishin çifti i parë me sindromën Dawn që u martuan në Britani të Madhe. Sipas familjeve, në atë kohë, shumë i kishin kritikuar ata dhe kishin ardhur për të thënë se ishte e pështirë që ata lejoheshin të martoheshin.

Por pas 24 vitesh nga ajo ditë e madhe, dashuria e tyre ende triumfon. Tommy dhe Maryanne Pilling tani janë 61 dhe 48 vjeç, por historia e tyre filloi shumë kohë më parë, kur ata ishin vetëm dy të rinj që punonin në një qendër për njerëz me vështirësi.

Takimi i parë ishte i mjaftueshëm që të dy të kuptonim se diçka shumë e veçantë mund të lindte midis tyre. 18 muaj pas takimit të parë, Tommy bleu një unazë plastike nga një makinë shitëse dhe u shfaq tek e dashura e tij, me zemrën e sinqertë të një princi të vërtetë simpatik për t’i kërkuar dorën e Marianne nënës së tij Linda.

Dhe në 1995, para më shumë se 250 njerëzve, ajo me veshjen e ëndrrave të saj dhe një kurorë të vogël, ai me këmishë, kravatë dhe gjoksin plot krenari, u betua për dashuri të përjetshme, në kohë të mira dhe në kohë të këqija në momente të lumtura dhe ato në të cilat trishtimi ju sulmon, duke premtuar se, çfarëdo të kishte ndodhur ndonjëherë, ata do të vazhdojnë të mbajnë duart shtrënguar.

Prej 15 vitesh ata kanë jetuar vetëm, në një fole që flet për ta, por jo shumë larg familjes së Marianne, e cila në rast nevoje është gjithmonë e gatshme t’i ndihmojë dhe mbështesë ata: “Kur u fejuan për fat të keq shumë dyshuan tek ata, disa madje thanë që ishte e pështirë se ata ishin lejuar të martoheshin, dhe shiko tani!

“Por sfida më e vështirë erdhi 5 vjet më parë, kur mjekët diagnostikuan Tommy si një formë të çmendurisë që e bëri të vështirë për të të lidhë këpucët apo edhe të lajë flokët. Dhe në ditën më të keqe, kur për disa sekonda, Tommy arriti deri në atë pikë sa të mos njohë dashurinë e jetës së tij, Marianne e mbështolli atë me ëmbëlsi dhe më në fund rrëmbeu një buzëqeshje prej tij.

Ata tashmë i kanë rinovuar zotimet e tyre dy herë, për ti ritheksuar botës se kur dikush do diçka nuk është e pamundur: “Ne do të vazhdojmë ta themi këtë dashuri sepse njerëzit me aftësi të kufizuara që kanë frikë për të ardhmen e tyre, duhet të kenë një simbol shprese! Dhe pastaj, ne gjithashtu duam të japim buzëqeshje, sepse në një botë që është shpesh gri, e trishtuar, ky është ilaçi që i duhet të gjithëve”./b.l/noa.al/